Kosova do të mbështesë kuqezinjtë

19/05/2014 00:00

Takimi mes trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, dhe atij të kombëtares kosovare, Albert Bunjaku, duket se i ka dhënë fund frikës së një erozioni të lojtarëve kosovarë nga përfaqësuesja kuqezi.

“Bunjaku u tregua shumë i gatshëm të ndihmojë dhe të shkëmbejmë informacione në lidhje me lojtarët kosovarë, që luajnë në Kosovë dhe në Europë. Gjithashtu, ai u tregua i gatshëm të bashkëpunojë me ne, kjo sepse ne do të luajmë në eleminatoret e Europianit, ndërsa ata do të luajnë ndeshje miqësore që, sigurisht, janë më pak të rëndësishme se sa ato që do të bëjmë ne”, tha tekniku i kuqezinjve, De Biasi.

Një ditë pas përfundimit zyrtar të sezonit futbollistik, trajneri De Biasi ka vlerësuar futbollin në Shqipëri, i cili – sipas tij – të jep shpresa për të ardhmen. Tekniku italian ka publikuar edhe listën e lojtarëve, që do të jenë të gasthëm për 3 ndeshjet miqësore, atë me Rumaninë, Hungarinë dhe San Marinon.

Mbrojtësi i Luzernit, Fidan Aliti, dhe sulmuesi i Kukësit, Sokol Çikalleshi, janë dy hyrjet e reja në kombëtare, ndërkohë që dëmtimet kanë lënë jashtë listës Hykën, Memushajn, Bashën, Mehën, Roshin dhe Xhakën.

Nga ana tjetër, Besart Berisha ka vendosur të mos jetë pjesë e kombëtares, për shkak të largësisë mes Europës dhe Australisë.

1. Etrit Berisha
2. Orges Shehi
3. Ansi Agolli
4. Fidan Aliti
5. Lorik Cana
6. Debatik Curri
7. Ermir Lenjani
8. Andi Lila
9. Amir Abrashi
10. Ergys Kace
11. Sabien Lilaj
12. Emiljano Vila
13. Sokol Cikalleshi
14. Shkelzen Gashi
15. Edmond Kapllani
16. Valdet Rama
17. Hamdi Salihi
18. Armando Vajushi
19. Mergim Mavraj (do të bashkohet me grupin në Budapest të Hungarisë)
20. Elseid Hysaj (Ende pa u konfirmuar. Në pritje për të mësuar nëse do të luajë në “play-off”-et e Serie B).

Top Channel