Kibernetika, SHBA akuzojnë 5 ushtarakë kinezë

19/05/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar 5 anëtarë të ushtrisë kineze për pirateri informatike ndaj kompanive të sektorit privat, në çështjen e parë të spiunazhit elektronik i këtij lloji.

Prokurori i Përgjithshëm Eric Holder pritet të javë detaje në lidhje me akuzat kundër hacker-ave kinezë, të cilët kanë hyrë në kompanitë amerikane për të siguruar sekrete tregtare.

SHBA-të dhe Kina janë grindur edhe më herët për sulme kibernetike, pasi SHBA-të akuzojnë Kinën se sulmon kompanitë amerikane dhe objektiva qeveritare. Nga ana tjetër edhe Kina ankohet se ka pësuar të njëjtat sulme.

Mes viktimave të këtyre akuzave janë kompanitë: USSL (Koorporata amerikane e Çelikut), “Alcoa Inc”, “Allegheny Technologies”, si dhe sindikatat e punës, raporton “Reuters”.

Vitin e fundit, kompania kibernetike e mbrojtjes, “Mandiant”, publikoi një raport ndaj njësisë ushtarake kineze, që firma pretendon se ishte pas shumicës së sulmeve domethënëse ndaj agjencive federale amerikane dhe kompanive.

Në Mars, Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se Pentagoni ka planifikuar më shumë se trefishin e aftësive të sigurisë kibernetike, në vitet e ardhshme, për t’u mbrojtur nga sulme të tilla elektronike.

Top Channel