“Kapitali në shekullin e 21”

19/05/2014 00:00

Askush nuk e kishte menduar, që ai do të ishte një libër aq i suksesshëm. Në qendër të dritave do të ishte një ekonomist francez, madje, nëse shkojmë më tej, edhe një kandidat i mundshëm për çmimin Nobel.

Libri “Kapitali në shekullin e XXI” i Thomas Piketty-t shqyrton historinë e pabarazisë në Shtetet e Bashkuara dhe Europë, që prej shekullit të 18. Në fakt, deri tani janë shitur 100 mijë kopje të librit në Shtetet e Bashkuara, por nuk janë të paktë kritikët e librit.

Bestseller-i i “Nju Jork Times”, për librat e bazuar në ngjarjet e vërteta, dhe të gjitha kopjet “Capital in the 21-st Century” u shitën që në javët e para në faqen e Amazon, në Internet. Piketty flet për pasurimin e shpejt të të pasurve dhe, nëse nuk do të veprojmë, do të përkeqësohet.

Kritikët thonë se masa të tilla ndëshkuese do t’i dëmtonin të gjithë. Stan Veuger, studiues i ekonomisë politike në qendrën hulumtuese konservatore “American Enterprise Institute”, thotë:

“Unë nuk pajtohem thuajse me të gjitha rekomandimet e tij politike, por, edhe përtej kësaj, thjesht nga ana analitike, unë mendoj se ai ekzagjeron se sa është rritur kapitali gjatë 100 vjetëve të fundit”.

Veuger argumenton se shumë nga akumulimi i pasurisë në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur për shkak të rritjes së pronësisë së shtëpive; por të tjerët thonë se kjo nuk llogarit rritjen e përqendrimit të pasurisë mes të privilegjuarve.

Edhe ekonomitë në zhvillim nuk përjashtohen. Në Kinë, Piketty thotë se rritja negative e popullsisë do të shkaktojë armiqësi mes të pasurve dhe të varfërve. Piketty shpreson që libri do të nxisë më shumë diskutime.

Me këtë pajtohet edhe profesori i “Universitetit Yale”, Robert Shiller, i cili, pasi fitoi çmimin Nobel në Ekonomi, i tha “Zërit të Amerikës” se rritja e pabarazisë në të ardhurat është problemi më i madh, me të cilin përballet bota.

Libri i Thomas Piketty-t, me rreth 700 faqe, nuk është i lehtë në lexim, por, si admiruesit edhe kritikët thonë se ai, patjetër që do të nxisë diskutime gjatë vitit zgjedhor në Amerikë, që ka gjasa të dominohet nga çështjet ekonomike.

Top Channel