Nuk i paguajnë qiranë, u helmon 3 qentë

20/05/2014 00:00

Një 58-vjeçare nga Treviso e Italisë është tashmë në një proces gjyqësor sepse akuzohet se ka helmuar 3 qentë e qiramarrësve të saj, pasi kishin 2 muaj që nuk paguanin.

Gruaja 58-vjeçare rrezikon deri në 18 muaj burg. Ajo akuzohet nga çifti, të cilët në vështirësi ekonomike për shkak të humbjes së punës nuk kanë mundur të paguajnë qiranë në kohë.

Ata thonë se e kanë parë në oborrin e shtëpisë kur gruaja i ka hedhur qenve disa qofte, por që më pas rezultuan të ishin me helm. Ndërsa pronarja e shtëpisë e përgënjeshtion këtë fakt. “Atë natë kam qenë në Napoli”, ka thënë ajo.

Sipas të përditshmes “Il Gazzettino”, raporti i vështirë mes tyre daton disa kohë më parë kur pronarja e shtëpisë i dërgonte çiftit vazhdimisht mesazhe fyese.

Top Channel