Njeriu që kërkon 2,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 dollarë dëmshpërblim nga Nju Jorku

20/05/2014 00:00

Një burrë në Nju Jork i cili është kafshuar në dorë nga një qen kërkon nga qyteti atë që mendohet se është dëmshpërblimi më i madh në histori.

Anton Purisima ka ngritur një padi ndaj qytetit ku kërkon plot 2,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 dollarë. Shifra e jashtëzakonshme (dhe e panjohur) që kërkohet nga zotëria është më e lartë se shuma e parave në të gjithë planetin.

Padia prej 22 faqesh e shkruar me dorë nga vetë Purisima i është paraqitur Gjykatës Federale të Manhatanit në datën 11 prill.

Ai pretendon se nga kafshimi i qenit në një autobus ka marrë infeksion në një nga gishtat e dorës dhe se një çift kinez i ka bërë “foto të paautorizuara” atij gjatë incidentit. Për këtë arsye 62-vjeçari ka paditur edhe çiftin në fjalë.

Që nga viti 2010 ky person ka ngritur padi të çuditshme ndaj shumë bankave dhe gjithashtu ndaj shteteve të mëdha si Kina.

Top Channel