Kanceri i prostatës, sëmundje seksualisht e transmetueshme?

20/05/2014 00:00

Kanceri i prostatës mund të jetë një sëmundje seksualisht e transmetueshme, e shkaktuar nga një infeksion i zakonshëm ende “i heshtur” gjatë një raporti seksual, bëjnë të ditur shkencëtarët, por ekspertët thonë se ende mungojnë provat.

Edhe pse disa sëmundje kanceroze shkaktohen prej infeksioneve, Zyra britanike e Kërkimeve për Kancerin deklaron se është ende herët për ta futur kancerin e prostatës në këtë listë.

Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë testuan qelizat e prostatës njerëzore në laborator. Ata zbuluan se një infeksion seksual i quajtur “trichomoniasis” ndihmonte në rritjen e kancerit.

Tashmë nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar këtë lidhje, bëjnë të ditur shkencëtarët në gazetën “Procedimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave” (PNAS).

“Trichomoniasis” besohet të ketë infektuar rreth 275 milionë njerëz në mbarë botën dhe është infeksioni më i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm, por jo virusal. Shpesh, një person mund të mos ketë simptoma dhe mund të mos jetë në dijeni të pasjes së këtij infeksioni.

Burrat mund të ndjejnë kruajtje apo irritime në brendësi të organit mashkullor seksual, djegie gjatë urinimit, apo edhe rrjedhje të bardhë…

Gratë mund vërejnë kruajtje apo dhembje të gjenitaleve, shqetësime gjatë urinimit apo një rrjedhje me erë të pakëndshme, të ngjashme me erën e peshkut.

Kërkimet e fundit nuk janë të parat që sugjerojnë një lidhje mes “trichomoniasis” dhe “trichomoniasis”-it të prostatës, teksa këta njerëz janë më të mundshëm për t’u prekur nga tumore të avancuara.

Studimi i PNAS sugjeron se si infeksioni seksualisht i transmetueshëm mund t’i bëjë burrat më të prekshëm nga kanceri i prostatës, edhe pse nuk ka ende prova decizive për një lidhje të tillë.

Top Channel