Tekat e motit, dy ekstremet e Britanisë

20/05/2014 00:00

Jo vetëm Shqipëria dhe rajoni po vuan tekat e motit në këtë periudhë të vitit. Britania e Madhe është përfshirë nga një superstuhi, vetëm pak orë pasi ishulli regjistroi temperaturat më të larta të vitit.

Retë e zeza të shoqëruara me erëra të forta shkarkuan mbi Londër dhe zona të tjera të Britanisë shi dhe rrufe.

Për “gjahtarët” e fotografive kjo ishte një mundësi e mirë për të përjetësuar disa imazhe spektakolare të rrufeve teksa shkarkoheshin në tokë.

Një ditë më parë, në aeroportin e Londrës u regjistrua temperatura prej 26.3 gradë celcius, një temperaturë e pazakontë jo vetëm për stinën, por edhe për vetë vendin, që rrallëherë përballet me temperatura të tilla dhe kryesisht në korrik ose gusht.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel