Europë, gjysma e fëmijëve kanë smartphone

21/05/2014 00:00

Pothuajse gjysma e fëmijëve dhe adoleshentëve, saktësisht 46% e tyre nga 9-16 vjeç, kanë një smartphone të cilin 41% e përdorin për të naviguar në internet; 20% posedojnë një tablet dhe 23% e atyre që posedojnë tablet e përdorin për të qëndruar online çdo ditë.

Gjithashtu, 3 nga 4 të rinj thuhet se janë të varur nga të qenurit gjithmonë online.

Këto janë disa të dhëna nga projekti “The Net Children Go Mobile” që u prezantua në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Komunikimit në Seattle.  

Projekti ka përfshirë Italinë, Danimarkën, Portugalinë, Britaninë e Madhe, Belgjikën, Irlandën dhe Rumaninë duke intervistuar rreth 3500 fëmijë dhe adoleshentë nga mosha 9-16 vjeç.

Sipas studimit të kryer në Europë, fëmijët e kësaj grupmoshe rrezikojnë varësinë e të qenurit gjithmonë online duke u kthyer në një shqetësim për sa i takon krijimit të marrëdhënieve ndërpersonale me miq, të afërm dhe takimit sy më sy.

Top Channel