Microsoft prezanton Surface Pro 3

21/05/2014 00:00

Microsoft prezantoi Surface Pro 3, një version më i avancuar i linjës së produketeve “tablet” ku kompania e Bill Gates po kërkon gjithnjë e më shumë treg për të rivalizuar Apple dhe Samsung.

Në fakt parashikimet dhe pritshmëritë e Microsoft janë të mëdha, nisur edhe nga cilësitë e produktit të hedhur në treg.

Surface Pro 3 është një version i avancuar i Surface Pro 2. Ka ekran më të madh se paraardhësi i tij (12 polësh kundër 10.2 polësh), rezolucion 2160 x 1440, është më i hollë, më praktik dhe më i lehtë. Sfida e madhe, vec parametrave të përmirësuar ndjeshëm ka qenë pesha.

Apple mburret me iPad-et e tij me peshën e lehtë dhe prakticitetin e tyre. Për të bindur klientët se përse duhet të zgjedhin Surface Pro 3 (peshon 800 gram) para një iPad-i, Satya Nadella, kreu ekzekutiv i Microsoft që mori detyrën vetëm pak muaj më parë vuri në peshore dy produktet dhe peshorja anoi nga iPad.

Ky ishte produkti i Microsoft, tani pritet përgjigjja e rivalëve të tij që me gjasa do të mbërrijë në fillim të pranverës, atëherë kur Apple e ka bërë traditë hedhjen në treg të risive të tij. Këtë vit pritet të dalë edhe iPhone 6.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel