Siri, fund rrethimit të burgut në Aleppo

22/05/2014 00:00

Forcat siriane i kanë dhënë fund një rrethimi 1-vjeçar të një burgu në qytetin verior të Aleppo-s, bëjnë të ditur raportimet e fundit.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Britani, tha se forcat e Bashar al-Assad kanë hyrë në kompleks, edhe pse kjo gjë nuk është konfirmuar ende.

Mijëra të burgosur mbaheshin në burg, që ka qenë skenë e luftimeve të ashpra për muaj të tërë, pasi rebelët u përpoqën ta mësynin atë.

Zona është e një rëndësi strategjike, pasi shtrihet pranë një rruge kyçe furnizuese për luftëtarët rebelë, në pjesë në ndryshme të Aleppo-s, të kontrolluara prej tyre.

Rreth 60 mijë njerëz në zonat e kontrolluara prej rebelëve dhe qeverisë në Aleppo kanë marrë ndihma në ushqime të mërkurën, për herë të parë pas disa muajsh, pasi Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq iu dha liria për të hyrë në veprim.

Presidenti i ICRC, Peter Maurer, tha se operacioni, që do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, është më i madhi i këtij lloji gjatë muajve të fundit.

Top Channel