Në azil me ish-prostitutat meksikane

22/05/2014 00:00

Një fotografe franceze, e cila ishte kurioze të dinte se çfarë ndodhte me prostitutat pasi ato “dalin në pension”, ia arriti qëllimit ta mësonte këtë gjë.

Bénédicte Desrus shkoi në Mexico City ku kaloi 6 vite të jetës së saj në një godinë të ngritur për femrat e mëdha në moshë duke mbledhur fotot dhe historitë e secilës prej tyre në një libër me titull “Të dashurat më të forta”.

Në Casa Xochiquetzal aktualisht gjenden 26 ish-prostituta të moshës 55-86 vjeç që kalojnë pleqërinë me njëra-tjetrën. Ky azil i hapur nga një ish-punonjëse seksi ka ndihmuar deri tani plot 250 femra, por bashkëjetesa mes tyre nuk është e lehtë.

“Janë shumë territoriale. Edhe nëse e njihnin më parë njëra-tjetrën, ishin mësuar me konkurrencën për klientë dhe nuk e kanë të lehtë faktin që tani jetojnë nën të njëjtën çati”, thotë Desrus.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel