Një kontigjent ndihmash me ujë të pijshëm, ushqime, veshmbathje dhe artikuj higjenikë do të nisen nga Shqipëria në drejtim të Bosnje-Hercegovinës.

Gjendja e jashtëzakonshme e krijuar nga reshjet e shumta dhe përmbytjet e shkaktuara dy javët e fundit ka angazhuar komunitetin boshnjak në vendin tonë në mbledhjen e artikujve më të nevojshëm për t’u ardhur në ndihmë bashkëkombasve.

Kontributi i komunitetit boshnjak në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet në Ballkan u vlerësua dhe nga autoritetet vendore, të cilat u bënë pjesë e kësaj nisme.

I vendosur në fund të shekullit XIX në vendin tonë, kryesisht në fshatrat Borake dhe Goxhas të komunes Xhafzotaj, por edhe në zona të tjera të Shijakut e Sukthit, komuniteti boshnjak është integruar pa probleme dhe mirëpritur nga vendasit.

Top Channel