Hyn në pornografi, vret veten pas disa javësh

23/05/2014 00:00

Një studente amerikane 19-vjeçare ka vrarë veten vetëm disa javë pasi hyri në botën e pornografisë amatore dhe pësoi talljet e ish-shokëve të gjimnazit në rrjetet sociale.

Alyssa Funke, e cila donte të bëhej mjeke, vendosi të ishte pjesë e një filmimi pornografik në Las Vegas për faqen CastingCouch-X duke përdorur emrin Stella Ann. Disa ditë pasi u publikua online videoja e saj në muajin mars, mesazhe të ndryshme tallëse nga ish-shokët dhe shoqet e saj të gjimnazit “vërshuan” në rrjetet sociale.

Sipas KMSP-TV, studentët mblidheshin nëpër kafene duke parë videon pornografike të shoqes së tyre, bënin foto dhe i postonin në rrjetet sociale duke shkruar: “Asgjë nuk e bashkon më shumë një shkollë sesa një yll pornoje që ka marrë diplomën një vit më parë.”

Familjarët e saj thonë se këto gjëra ndikuan shumë tek ajo dhe në datën 17 prill, 19-vjeçarja bleu një pushkë, shkoi në liqenin Big Carnelia dhe vrau veten në barkën e familjes.

Top Channel