Danimarka, së shpejti klinika për stresin

23/05/2014 00:00

Bashkia e e kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagen, po mendon të krijojë klinika për stresin në vazhdën e programeve për problemet lidhur me shëndetin mendor.

Sipas të përditshmes “Copenaghen Post”, projekti është mbështetur fuqimisht nga kryebashkiaku i Kopenhagenit dhe mjekët e shëndetit mendor duke kërkuar që problemi i stresit të kurohet veçmas në klinika të specializuara.

Stresi është një problem i shëndetit mendor i epokës moderne ku jetojmë për shkak të intensitetit dhe cilësisë së jetës. Në buxhetin e Danimarkës për vitin 2015 parashikohen që të shpenzohet një shumë prej 1.6 miliardë koronash për modernizimin dhe forcimin e shërbimeve për sëmundjet e shëndetit mendor.

Kështu që projekt-ideja e kryebashkiakut të Kopenhagenit për të kuruar stresin në klinika dhe shërbime të specializuara mund të vihet në zbatim së shpejti.

Top Channel