Kinë, fëmija bie nga ballkoni, e presin 2 kalimtarë

23/05/2014 00:00

Ndoshta kërkonte mamanë që  mund të ishte larguar për disa momente dhe gjatë përpjekjeve një fëmijë 1-vjeçar ka mundur të ngjitet në parvazin e ballkonit të shtëpisë që ndodhej në katin e dytë.

Vogëlushi është spikatur nga disa kalimtarë të rastit dhe kjo i ka shpëtuar jetën atij pasi djali ra dhe është pritur nga një burrë që qëndronte poshtë ballkonit.

Kjo aventurë e shëmtuar ka zgjatur disa minuta dhe falë 2 kalimtarëve vogëlushi nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Top Channel