Alpinisti amerikan i shpëton vdekjes

23/05/2014 00:00

Një alpinist amerikan i shpëtoi mrekullisht vdekjes falë këmbënguljes dhe dëshirës për të jetuar.

Dr. John All gjatë një ekspeditë në Himalajet humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti në një gropë të thellë akulli.

Rënia ishte nga një lartësi e konsiderueshme e për pasojë All theu 5 brinjë dhe njërin krah. Pavarësisht plagëve të marra ai mundi të ngjitej sërish në sipërfaqe dhe të shkonte në tendën e tij ku më vonë kërkoi duke postuar në internet përmes telefonit të tij satelitor videon e rezistencës.

Mesazhi u mor nga miqtë e tij që menjëherë dhanë alarmin dhe mundën të dërgojnë një helikopter shpëtimi në “çatinë e botës”.

Pamjet tregojnë gjithë mundin e mbijetesës së 44-vjeçarit.

Top Channel