Gruaja që mban tigra në oborrin e shtëpisë

25/05/2014 00:00

Janice Haley është një grua amerikane që mban në oborrin e shtëpisë së saj dy tigra të mëdhenj që i trajton njësoj sikur të ishin maçokë.

Saber dhe Janda ushqehen me dorë nga pronarja e tyre, përkëdhelen dhe ka raste që i zë gjumi pranë saj. Gruaja që jeton në Davenport të Floridës ka 20 vite që merret me zbutje tigrash dhe i konsideron ata si fëmijët e saj leshatorë.

“Tigrat më shohin si nënën e tyre pasi i kam marrë të vegjël. Edhe unë i konsideroj si fëmijët e mi leshatorë me katër këmbë. Kemi një marrëdhënie shumë të bukur, më lënë t’i puth në hundë dhe më përqafojnë”, thotë Janice.

Pas një dite të gjatë përkujdesjeje, Janice shtrihet të flejë me dy tigrat e saj.

“Nuk di të ketë tigra të tjerë që flenë me njerëzit”, thotë ajo.

Jo shumë njerëz janë dakord me faktin që tigrat mbahen në një kafaz në oborr: “E di që nuk është vendi më i mirë për një tigër, por edhe t’i lësh në natyrë të egër nuk është më mirë. Për dy vite unë besoj se nuk do të ketë më fare tigra. Unë po mundohem t’i shpëtoj.”

Top Channel