Kazanova 5-vjeçar me 3 të dashura

26/05/2014 00:00

Videoja e mëposhtme tregon stresin e një djali 5-vjeçar i cili ka më shumë të dashura seç duhet. Kazanova i vogël me tre shoqe është filmuar duke “qarë hallin” dhe videoja është publikuar në Youtube.

Kur pyetet nga gruaja që po e filmon se pse nuk mund të mbajë kaq shumë të dashura, ai thotë: “Mund të mbaj dy, por nuk dua tre.”

Më pas, djaloshi pyetet nëse kjo situatë po i krijon stres. Ai përgjigjet: “Po, më duhet të heq dorë nga njëra. Të gjitha janë të bukura, por më duhet ta heq njërën.”

Duke mbajtur të qeshurën, gruaja që po filmon e pyet nëse është e vështirë të jesh 5 vjeç dhe i vogli thotë se do të donte shumë të ishte “edhe një herë katër”.

Top Channel