San Francisco, nisma për gjetjen e 100 $

26/05/2014 00:00

Një agjent imobiliar i mbetur anonim shpërndan zarfe me 100 dollarë dhe në “Twitter” jep indikacionet për ta gjetur.

Zarfi i bardhë misterioz që përmban 100 dollarë mund të jetë pranë kazanëve apo kabinave telefonike. Agjenti e ka studiuar gjetjen e thesarit si një gjë interesante që ngacmon. Në qytet tashmë ka plasur mania ku shumë persona postojnë foto nëpër rrjetet sociale me paratë e gjetura.
 
Kjo gjë tashmë është një sukses. Sipas “Huffington Post”, agjenti imobiliar që ka ruajtur anonimatin ka shpjeguar përsenë e kësaj iniciative: “I jap diçka komunitetit që më bëri të pasur. Dua të ndihmoj çdokënd. Kam bërë miliona dollarë në vitet e fundit, më shumë nga ç’ mund ta imagjinosh, kështu që kam reflektuar dhe jam i bindur që të shpërndaj një pjesë të parave që kam ruajtur, por në një mënyrë argëtuese.”

Një teknikë publiciteti apo një iniciativë e thjeshtë, në çdo rast është një sukses i madh. Banorët e San Franciskos marrin pjesë në një kërkim duke ndjekur indikacionet në “Twitter” për të gjetur thesarin e fshehur në qytet. Kush gjen zarfin me 100 dollarë bën një foto dhe e poston në “Twitter”.

FOTO GALERI
1/6
San Francisco, nisma për gjetjen e 100 $

Top Channel