Pakistan, vritet me gurë se u martua me burrin që dashuronte

27/05/2014 00:00

Një grua shtatzënë është goditur me gurë deri në vdekje nga pjesëtarë të familjes së saj pasi ishte martuar me burrin që dashuronte.

Rreth 20 persona, midis të cilëve babai dhe vëllezërit e saj, e kanë sulmuar gruan 3- muajshe shtatzënë në mes të ditës me gurë dhe shkopinj duke e vrarë atë.

Policia pakistaneze bëri të ditur se 25-vjeçarja kishte disa vite e fejuar kundër dëshirës së familjes me Mohammad Iqbal dhe martesa me të ka çuar në këtë veprim barbar nga ana e familjarëve.

Në Pakistan vriten çdo vit qindra femra të cilave u zbulohet një marrëdhënie jashtë martese ose që cënojnë nderin e familjes së tyre me sjellje të pahijshme.

Top Channel