Itali, rreth 60 milionë kafshë shtëpiake

28/05/2014 00:00

Sipas një studimi, në çdo familje italiane ka të paktën një kafshë shtëpiake dhe në total llogariten rreth 60.5 milionë të tilla. 

Por, lloji i kafshës shtëpiake që zgjedhin italianët është në varësi të kompozimit të familjes. Kush jeton vetëm, preferon macet dhe kush ka fëmijë, preferon më shumë qentë. Prezentë në familjet italiane janë në numër të madh edhe peshqit, zogjtë dhe zvarranikët.

Sondazh i “Information Resources” ka marrë në konsideratë një kampion të 500 pronarëve të kafshëve shtëpiake. Në 60. 5 milionë kafshë shtëpiake, 55.6 % janë qen dhe 49.7% kanë mace. Diferenca është për ata të cilët janë “single”, ku 65% e tyre kanë mace dhe 22% kanë qen.

Ndërsa në familjet ku prezentë janë edhe fëmijët është e kundërta. Nuk ka diferenca mes çifteve pa fëmijë dhe atyre që jetojnë vetëm.

Në 94% të rasteve pronarët i atribuojnë kafshëve shtëpiake cilësi të tilla si mbajtjen e një familjeje të bashkuar, i bëjnë mirë të moshuarve dhe stimulojnë aftësinë për socializim të fëmijëve.

FOTO GALERI
1/3
Itali, rreth 60 milionë kafshë shtëpiake

Top Channel