Dibër, hetim vdekjes së 21-vjeçares

28/05/2014 00:00

Policia e Dibrës nisi hetimin mbi vdekjen e një vajze 21 vjeçe në fshatin Sllatinë, në komunën Sllovë të Dibrës.

Sipas familjarëve, që kishin nisur ceremonitë mortore paraditen e së mërkurës, vajza e re kishte pësuar vdekje natyrore një natë më parë. Por pas një kontrolli nga ekspertët e policisë, në trupin e Fatmira Dushkut janë vënë re plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga armët e zjarrit.

Trupi i vajzës është dërguar në morg për një ekspertizë më të specializuar, ndërsa policia ka shoqëruar të atin e saj dhe tre vëllezërit.

Top Channel