Afrikë e Jugut, rinocerontët transportohen me helikopter

28/05/2014 00:00

Një metodë e re ka filluar të praktikohet në Afrikën e Jugut ku rinocerontëve u lidhen 4 këmbët dhe pasi sigurohen mirë që nuk do të ketë ndonjë incident, e transportojnë me helikopter dhe kafsha fillon “fluturon”.  

Të spostosh një rinoceront sigurisht që nuk është një gjë e lehtë sepse është një kafshë që peshon shumë. Por, është metoda më e re që lehtëson shumë këtë punë dhe që shërben edhe në transportin e kafshëve të dëmtuara.

Ky lloj transporti mund të konsiderohet brutal për organizatat e mbrojtjes së kafshëve, por veterinerët thonë që është procedura më e lehtë dhe e vetmja metodë e shpejtë që mund të përdoret edhe në raste emergjente.

FOTO GALERI
1/5
Afrikë e Jugut, rinocerontët transportohen me helikopter

Top Channel