Harqe dhe heshta kundër policisë

28/05/2014 00:00

Kur kanë mbetur edhe 16 ditë nga nisja e botërorit, rrugët dhe sheshet në disa qytete të Brazilit vazhdojnë të jenë arenë përleshjes mes banorëve dhe forcave të sigurisë.

Këtë herë ata që protesojnë janë banorët indigjenë që kërkojnë përshpejtimin e reformës agrare dhe të demarkimit të territorit për të përfituar një pjesë të pronave të tyre të kahershme.

Protesta e tyre ishte e vecantë, ashtu si edhe kultura që ata përfaqësojnë. Me parrulla anti-FIFA, veshjet e kërcimet tradicionale, “të armatosur” me harqe dhe heshta modeste rreth 1 mijë indigjenë u përleshen me policinë në kryeqytetin Brasilia.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërsa nuk mungoi as ndërhyrja e repartit të kavalerisë, duke rikrijuar në rrugët e kryeqytetit brazilian skenat e një luftimi mesjetar.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel