Dinakëria e Odiseut me kalin e drunjtë në luftën greko-trojane edhe sot, mijëra vite më vonë merret si shembull zgjuarsie.

Kur e panë që e kishin të pamundur marrjen e mureve të Trojës, në lojë u fut Kali i Drunjtë, që sipas historianëve strehonte në brendi një grusht ushtarësh grekë që me të hyrë në Trojë hapën portat e saj të padepërtueshme dhe i dhanë fitoren grekëve në këtë luftë.

Këngë, balada, poema, novela e romane, e qindra studime historike dhe artistike i janë kushtuar kësaj lufte dhe dinakërisë së Odiseut…e së fundmit gjithë këtyre u bashkohet edhe një hotel në Belgjikë.

Për 115 euro nata gjithkush mund të strehohet në hotelin “Kali i Trojës” i vendosur pak kilomtra larg qytezës piktoreske të Durby-t. Për të qenë sa më mikpritës dhomat e hotelit janë të ndërtuara nën shembullin e atyre të sagës “Zoti i Unazave” dhe e vecanta është ndërtimi i gjithckaje në mënyrë artizanale.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel