SHBA, tkurrje e ekonomisë në 3-mujorin e parë

29/05/2014 00:00

Ekonomia amerikane pësoi një zmbrapsje të ritmeve të saj në tre muajt e parë të vitit 2014, duke u tkurrur me kuotën vjetore prej 1 për qind.

Kështu tregojnë shifrat zyrtare, nga të cilat rezulton se bëhet fjalë për performancën më të dobët ekonomike që nga tremujori i parë i vitit 2011. Gjithashtu ka një rënie të rritjes prej 2.6 për qind të ekonomisë në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Analiza e Departamentit të Tregtisë për prodhimin e brendshëm bruto tregoi se ekonomia u rrit me një ratë vjetore vetëm prej 0.1 për qind.

Rënia e prodhimit konsiderohet ndërkohë se ka ardhur nga dimri i ftohtë dhe i acartë, një nga më të ftohtët në Shtetet e Bashkuara në 20 vitet e fundit e që ka ndikuar, si dhe tek rënia e investimeve.

Ekonomistët vlerësojnë se moti i keq mund t’i ketë kushtuar 1.5 pikë përqindjeje GDP-së. Gjithësesi, raporti i Departamentit të Tregtisë nuk e citon efektin e dimrit.

Rënia ishte gjithashtu dy herë më e madhe se parashikimet e ekonomistëve. Shumë analistë të Wall Street kishin parashikuar se ekonomia do të kontraktohej me rreth 0.5 për qind.

Por Departamenti i Tregtisë tha se ekzistojnë prova se ekonomia po ndryshon tashmë kurs, me të dhënat për punësimin dhe manifakturën, që pritet të çojnë në një përshpejtim të aktivitetit ekonomik në tremujorin e dytë.

Rënia e eksporteve, edhe pse jo aq e rëndë sa mendohej, kombinuar me rritjen e importeve në tremujorin e parë çoi në një rritje më të madhe të defiçitit, që zhvati 0.95 pikë për qindjej të prodhimit ekonomik amerikan.

Top Channel