Për herë të parë në kopertinën e “Time”-S një transeksual

30/05/2014 00:00

Një tjetër kopertinë shumë kontroversiale e “Time”-s. Ky numër në fakt i është dedikuar për të parën herë një transeksuali.

Në “cover”-in e revistës shfaqet Laverne Cox, aktorja dhe producentja televizive afro-amerikane. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Cox është kthyer në lideren e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit LGBT.

Titulli i revistës është “The transgender Tipping Point” .

“Time” në fakt shpjegon zgjedhjen e saj duke nënvizuar se përgjatë këtij viti disa shtete në SHBA me vendim të Gjykatës së Lartë do të lejojnë martesat gay, ndërsa sfida më e re lidhet me të drejtat e transeksualëve.

“Jam ndjerë femër për të parën herë qysh në klasën e tretë dhe mësuesja i tha një ditë mamasë time: djali juaj do përfundojë në Nju Orlins i veshur si vajzë. Kohët kanë ndryshuar dhe sigurisht që kur jam rritur unë dija shumë më pak krahasuar me kohët e sotme falë edhe internetit. Mendoj që edhe në media të rinjtë transeksualë mund të gjejnë modele duke e krahasuar me të shkuarën që ishte shumë më e vështirë”, tha Cox për “Time”.   

Top Channel