Mëmësia është “ngjitëse”

30/05/2014 00:00

Vendimi për t’u bërë ose jo nënë nuk është krejtësisht personal i një femre, por ndikohet edhe nga lidhjet shoqërore të saj.

Në këtë përfundim ka mbërritur një studim i Universitetit Bocconi në Itali. Në studim janë përfshirë qindra femra, nëna dhe ende jo të tilla. Gjatë hulumtimit është vënë re se femrave u rritet dëshira për të patur një fëmijë menjëherë sapo marrin vesh që një mikeshë e tyre e fëmijërisë apo e shkollës së mesme është bërë nënë.

Sipas këtij studimi mëmësia është ngjitëse, një virus përhapës që rrit dëshirën për t’u bërë nënë, por me kalimin e kohës zbehet gradualisht.

Top Channel