2000 viktima në 4 muaj në Aleppo

30/05/2014 00:00

Të paktën 2000 persona humbën jetën nga sulmet ajrore, në qytetin verior të Aleppo-s në Siri, gjatë këtij viti. Duke iu referuar Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, mes viktimave kishte 283 gra dhe 567 fëmijë.

Forcat ajrore siriane lëshuan prej avionëve të ashtuquajturat “bomba-fuçi”, për të goditur kryengritjen kundër presidentit Bashar al-Assad. Përdorimi i këtyre bombave është dënuar nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Shpërthimi i këtyre bombave është i fuqishëm dhe dëmi që shkaktojnë shumë i madh.

Në Aleppo janë zhvilluar luftime të ashpra prej vitit 2012, kur nisi në këtë zonë ofensiva e kryengritësve kundër regjimit. Prej Janarit, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, të paktën 1963 persona janë vrarë në qytetin më të madh të Sirisë dhe zonat përreth tij.

Forcat qeveritare kanë përdorur ofensivën ajrore dhe tokësore për të mposhtur kryengritësit, por ata kanë nën kontroll disa zona në lindje të Aleppo-s…

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, që ka një rrjet aktivistësh në të gjithë vendin, raportoi se numri i viktimave në Siri, prej nisjes se konfliktit, ka arritur në 162 mijë të vrarë.

Top Channel