Duhani vret 1 person çdo 6 sekonda

31/05/2014 00:00

Për Organizatën  Botërore të Shëndetësisë rritja e aksizës është metoda më efikase për të ulur numrin e duhanpirësve, i cili vret një person çdo gjashtë sekonda . Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rikujtuar pasojat në ditën botërorë kundër duhanit.

Sipas OBSH rritja e taksës mbi duhanin me rreth 50 % do të ulë brenda 3 viteve me 49 milionë numrin e duhanpirësve duke shpëtuar jetën e 11 milionë personave.   

Drejtoresha e Përgjithshme e OBSH, Margaret Chan tha, “ rritja e aksizës është mënyra më efikase për reduktimin e duhanpirësve”.  Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përllogaritur që nëse të gjitha shtetet rrisin me 50% taksën mbi duhanin, qeveritë në të gjithë botën do të përfitonin një total prej 101 miliardë dollarë . Duhani vret 6 milionë persona çdo vit, mes të cilëve 600 mijë janë duhanpirës pasiv.

Top Channel