" /> ">

“40 vjeç je vetë” është ky titulli i stand up comedy, i sjellë nga aktori Salsano Rrapi në skenën e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, me skenar të Koloreto Cukalit dhe regji të Altin Bashës. Nëpërmjet humorit, trajtohen fenomene sociale vendase.

“Unë do të flas për 40 vjeçarët dhe 20 vjeçarët, për problemet sociale që ekzistojnë sot në këtë kategori moshe. Më shumë për 40 vjeçarët, pasi jam edhe vet në atë kategori, por edhe për 20 vjeçarët. Sot hasim shumë tipa 40 vjeçarësh që duam apo jo ne është një moshë delikate, kjo e sjell me humor në shumë aspekte të një 40 vjeçari dhe 40 vjeçareje, por 20 vjeçarët nuk mbesin pas nga ky tregim i imi për këtë mosh. 20 vjeçaret janë të lidhura, në një farë mënyre, me 40 vjeçarët në këto vitet e fundit është në modë. Një 40 vjeçar është në kërkim të një hobi të ri dhe një 20 vjeçare në kërkim të eksperiencës ”, u shpreh Salsano Rrapi.

Humor, por edhe muzike, nga Edmond Rrapi.

“40 vjeç je vetë” është realizuar me mbështetjen e Digitalb, i cili është edhe promotor i gjinisë së stand up comedy. Fundjavën e ardhshme Salsano Rrapi do të jetë sërish në skenën e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës.

Top Channel