Kaliforni, sërish në kërkim të “thesarit”

02/06/2014 00:00

Miliardieri misterioz ka goditur sërish. Pas San Francisco-s ai zgjodhi Los Angelos-in për të zhvilluar lojën e tij në kërkim të thesarit. 

Dhjetëra persona janë vënë në kërkim të “Angry Birds”, në të cilat ishin fshehur dollarët. Miliardieri misterioz ktheu një nga plazhet më të famshëm të Los Angelosit, Hermosa Beach, në vendin më fatlum.  

Takimi i radhës do jetë në Bakersfield të Kalifornisë. Të gjithë ata që gjetën “Angry Birds” me dollarët brenda falenderuan duke postuar një foto.

Në San Francisco agjenti imobiliar zgjodhi një formë tjetër duke dhënë indikacione në “Twitter” për gjetjen e 100 dollarëve. Tashmë kjo është kthyer në një sensacion dhe miliardieri anonim ka thënë që kërkon të shpërndajë pasurinë e tij nëpërmjet këtyre lojërave interesante.

FOTO GALERI
1/3
Kaliforni, sërish në kërkim të “thesarit”

Top Channel