Fëmija trans që u kthye në mashkull falë ndihmës së prindërve

02/06/2014 00:00

Quhet Ryland Whittington, është 6 vjeç dhe është një fëmijë transeksual nga San Diego në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në moshën 5-vjeçare me ndihmën e prindërve, Ryland është kthyer në mashkull.
 

Prindërit e Ryland Whittington kanë publikuar një video në të cilën tregohet “fitorja” e fëmijës së tyre që kurrë nuk e ka pranuar trupin e saj femëror.

“Në 2007-n mora lajmin që isha shtatzanë me fëmijën e parë. Morëm vesh që ishte një femër dhe vendosëm ta quajmë Ryland, përgatitëm dhomën e bebes, blemë veshjet dhe kur erdhi në jetë ishte një fëmijë i shëndetshëm dhe i bukur. Por, kur ishte vetëm 1 vjeç kuptojmë që fëmija jonë kishte probleme me dëgjimin. U dëshpëruam shumë, por nëpërmjet një impianti Ryland mësoi të dëgjojë dhe të flasë. Mendonim se e kishim kaluar sfidën më të madhe, por Ryland kishte dhe shumë gjëra të tjera për të ndarë me ne”, tregon mamaja Hillary.

“Sapo filloi të fliste thirri “jam një mashkull”. Menduam se ishte thjesht një fazë kalimtare që mbaron gjithmonë, por në fakt jo, filloi të bëhej gjithnjë edhe më e fortë. Kërkuam ndihmën e profesionistëve dhe ekspertëve dhe filluam të bëjmë edhe kërkimet tona. Konkluzioni ishte që Ryland ishte një trans. Edhe pse kishte trupin e një femre, truri i Ryland ishte i një mashkulli. Kështu që ndryshuam përemrat nga ajo në ai, i premë flokët dhe i shpjeguam të afërmve dhe miqve atë që po ndodhte. Dhe në moshën 5-vjeçare, Ryland vendosi të kthehet në mashkull”, thotë mamaja, Hillary.  

Top Channel