Avioni “Piper” bie në rërën gjermane

03/06/2014 00:00

Ishte i shtrirë në rërë, buze detit kur papritur një avion “Piper” u ul aq sa i preku kokën. Ai ia doli të shpëtojë. Ngjarja ndodhi në veri të Gjermanisë dhe video u publikua në gazetën gjermane “Bild”.

Avioni “Piper PA-28-181 Archer II” ulet në Dune, një ishull turistik në Helgoland në Gjermani. Në fakt duhej të ulej në pistë, por ju afrua aq shumë rërës së bardhë dhe pushuesit që ishte shtrirë duke marrë rreze dielli.

“Po shikoja avionët që po vinin- tha 52 vjeçari Rainer Shmid- që filmoi videon. Pashë pesë avionë që uleshin. Kuptova që ky i fundit po vinte në tokë shumë ulet. Të tjerët ishin të paktën gjashtë metra lart. U afrua aq pranë pushuesit të shtrirë në plazh; ishte me fat…”.

Një tjetër pushues, Uve Kaiser tha: “Burri i shtrirë që gati sa nuk u godit ishte i shtrirë u kthye të shikonte, pasi pa avionin, zhyti kokën në rërë kur ai fluturoi mbi të. Ishte shumë afër”.

Piloti 52 vjeçar, Juergen Drucker pranoi se kishte gjykuar gabim momentin e uljes, por shpjegoi se nuk e kishte parë burrin që ishte shtrirë. Pas uljes Drucker në mbrëmje u nis për në shtëpi me avionin e tij.

Pushuesi, pas uljes së rrezikshme kërkoi një vend më të qetë, ku nuk mund të shqetësohej nga avionët e vegjël dhe uljet e pakontrolluara.

Top Channel