91-vjeçarja përfundon maratonën në kohë rekord

03/06/2014 00:00

Personat e moshës së saj janë të lumtur nëse ende mund të lidhin këpucët e tyre, por 91-vjeçarja Harriette Thompson përfundoi 26.2 milje në një kohë rekord për grupmoshën e femrave nga 90-94 vjeç.

Thompson, nga Charlotte arriti ta përfundonte këtë distancë në kohën 7 orë, 7 minuta e 42 sekonda, ritmi mesatar i saj ishte rreth 16 minuta një milje.

“Jam ndier e lodhur në një moment kur po ngjisja një kodër dhe nuk isha e sigurt nëse do ta përfundoja garën, por ja dola” tha Thompson.

Një ditë pas garës ajo shprehet se nuk ka asnjë problem nga këmbët, ndërsa premton se nëse do të jetë gjallë vitin e ardhshëm dhe do të marrë pjesë në garë do të jetë më e shpejtë.

Top Channel