Iriqi, moda më e re si kafshë shtëpiake

03/06/2014 00:00

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa vjen e përhapet mania e mbajtjes së iriqit si kafshë shtëpiake. Fakti që janë “të heshtur” dhe nuk kërkojnë shumë përkujdesje i bën ata ndër më të preferuarit për amerikanët.

Në të vërtetë ata janë shumë të qetë dhe duket se kanë fituar zemrat e amerikanëve, ndryshe nga macet dhe qentë që kërkojnë më tepër vëmendje e përkujdesje.

Gjithashtu, është një kafshë që nuk mban erë që të krijojë një situatë të pakëndshme në shtëpi, nuk krijon probleme për personat alergjikë dhe është shumë i vetmuar.

Me pak fjalë është miku ideal për atë që ka një jetë të zënë me punë dhe angazhime të tjera jashtë banesës. Megjithatë, në 6 shtete të SHBA-së është e ndaluar të mbash një iriq në shtëpi.  

Top Channel