“Refuzimi” 500 mijë eurosh i Merkelit

03/06/2014 00:00

Një aleat politik i Kancelares gjermane i telefonoi asaj gjatë një Quiz-i televiziv, me shpresën se ajo do t’i përgjigjej në telefon, por më kot.

Wolfgang Bosbah i telefonoi disa herë gjatë spektaklit Angela Merkelit, por e vetmja përgjigje vinte nga posta zanore. I trishtuar nga heshtja e Merkelit, ai u tërhoq nga gara, duke fituar vetëm 125 mijë euro.

Pyetja ishte për një lavatriçe të prodhuar në Gjermaninë Lindore, aty ku Merkel ishte rritur. Bosbahut, anëtarit të Partisë Kristian/Demokrate të Merkelit iu drejtua kjo pyetje: Përse makina larëse WM66 e prodhuar në Gjermaninë Lindore ishte legjendare? Përgjigjia e saktë ishte se, nga shumë persona është përdorur edhe për të zier frutat.

Kur u pyet nëse do t’i telefonte ndonjë miku për t’u këshilluar, Bosbah tha se e kishte gjetur; do t’i telefonte Kancelares, “sepse ajo është përherë e lumtur të më shohë apo të më dëgjojë zërin”.

Përgjigjia e saktë nga Merkel do ta kishte bërë të fitonte 500 mijë euro, për t’i shpenzuar për “kauza të mira”. Në fund të spektaklit, ai mori një mesazh telefonik nga Merkel. “Ok, çfarëdo të ishte, përshëndetje të ngrohta”.

Bosbah ka qenë deputet për 20 vjet dhe aktualisht punon si zv/kreu i Grupit Parlamentar të CDU/CSU. Ai është specialist në politikën e Brendshme dhe çështjet ligjore. Iu bashkua CDU-së në vitin 1972.

Top Channel