Nusja drejt altarit me foshnjën e vendosur në bishtin e fustanit

04/06/2014 00:00

Një nuse nga Tennessee ka zgjedhur një mënyrë origjinale, por edhe shumë të kritikuar për të celebruar dashurinë e saj.

Ajo ka vendosur që teksa shkonte drejt altarit, të kishte prezent edhe foshnjen e saj 1-muajshe në ceremoninë e martesës duke e mbajtur në bishtin e fustanit.
 
Nusja ka marrë shumë kritika për këtë zgjedhje, por ajo i ka siguruar  të gjithë se e vogla ishte shumë komode dhe e mbrojtur.

“Martesa është një ditë e shenjtë për një çift dhe të pranishëm duhet të jenë njerëzit më të dashur dhe të lumtur”, ka thënë nusja.

FOTO GALERI
1/3
Nusja drejt altarit me foshnjën e vendosur në bishtin e fustanit

Top Channel