Siri, al-Assad fiton mandatin e tretë

04/06/2014 00:00

Presidenti sirian Bashar al-Assad, ka fituar një mandat të tretë në postin aktual, pasi ka siguruar 88,7% të votave në zgjedhjet presidenciale të së martës, bëri të ditur kreu i Parlamentit të Sirisë, Mohammad al-Laham, të mërkurën.

Më herët, Gjykata Kushtetuese e Sirisë deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ishte 73,47%. Votimet u kryen në zonat e kontrolluara prej forcave qeveritare, besnike të Al-Assad, dhe jo në të gjithë territorin e vendit, apo specifikisht në Veri dhe në Lindje, zona këto që janë nën kontrollin e rebelëve.

Siria është e përfshirë nga një luftë civile prej 3 vjetësh, nga e cila kanë vdekur dhjetra-mijëra njerëz, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur dhe kanë emigruar.

Top Channel