Pasojat e ndryshimeve klimaterike

05/06/2014 00:00

Me rastin e Ditës Botërore të Ambientit, organizata “Greenpeace” tregon disa imazhe për pasojat që pritet të kenë ndryshimet klimaterike në popullsinë e cila jeton në zonat bregdetare nëse bota nuk merr masa. 

Nga Bangladeshi në Maldive (Oqeani Indian) për të mbërritur në ishullin Kiribati në Oqeanin Paqësor.

Ndryshimet klimaterike rrezikojnë planetin tonë me fenomene të tilla si rritja e nivelit të oqeaneve, erozionet, shkrirja e akullnajave.  Asnjëherë si në këtë periudhë ndryshimet klimaterike nuk janë bërë pjesë e axhendës së politikës globale.
 
“Më në fund fuqitë e mëdha botërore shprehin dëshirën për t’u impenjuar seriozisht në problemet e klimës, siç janë masat që ka marrë presidenti i SHBA-së, Obama  për të parandaluar efektin serrë të gazit. Gjithashtu, menjëherë Kina përgjigjet me planet e investimeve për reduktimin e emetimit CO2 në atmosferë vitet e ardhshme”, thotë përfaqësuesi i “Greenpeace”.

FOTO GALERI
1/10
Pasojat e ndryshimeve klimaterike

Top Channel