BQE, taksa në minimumin historik

05/06/2014 00:00

Banka Qendrore Europiane ka ndërmarrë një tjetër masë drastike anti-krizë duke ulur taksat për depozitat në nivelin më të ulët historik që nga ngritja e këtij institucioni.

Për herë të parë taksat mbi depozitat ulen në 0.15 përqind nga 0.25 përqind që ishin ulur muaj më parë.

Kreu i BQE-së, Mario Dragi tha se masa synon të shtyjë bankat e nivelit të dytë që të ofrojnë më shumë likuiditet dhe të mos mbajnë të bllokuara paratë e tyre në Frankfurt.

Kërkohet t’i jepet një tjetër shtysë kreditimit të sipërmarrjes në vendet e monedhës së përbashkët në mbështetje të rritjes ekonomike. Pavarësisht shenjave pozitive të shfaqura muajt e fundit, Eurozona vazhdon të lundrojë në ujëra të turbullta, por kreu i BQE-së, Mario Draghi deklaroi se institucioni që ai drejton është do të ndërmarrë cdo masë të nevojshme në shërbim të forcimit të Euros.

Taksa e re për depozitat e bankave hyn në fuqi më 11 qershor, ndërkohë që paralajmërohen të tjera masa, përfshirë këtu edhe studimin e një pakete të ngjashme me atë të Federal Reserve në Shtetet e Bashkuara, ku BQE do të blinte huatë me probleme.

Bursat europiane reaguan pozitivisht ndaj lajmit. Në Milano, Franfurt, Londër e Madrid u shënuan rritje.

Top Channel