Familja e skulptorëve, më komode se kurrë

05/06/2014 00:00

Entela ka mbaruar studimet për pikturë, i ka realizuar punimet e saj të para në një cep të shtëpisë, ku ajo ndihej komode për të hedhur në letër gjithçka kishte në mendje.

Ka ndjerë nevojën për të pasur një hapësirë të vetën për të realizuar punimet e saj. Megjithatë, prej disa muajsh ajo dhe të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes ndajnë të njëjtin ambient pune, sepse në familjen Kasemi të gjithë janë skulptorë.

Që nga Ilmiu, kryefamiljari, e deri te më i vogli, Mikele, kurse femra e vetme e shtëpisë ka arritur të bëjë realitet pasionin e saj të vjetër për skulpturën. E kjo, nëpërmjet ndihmës së bashkëshortit të saj.

Me djalin e vogël i vjen ndërmend një moment, që thotë se nuk do ta harrojë kurrë. Pirro, djali i madh i familjes është në vitin e parë Master për skulpturë. Edhe pse ka qenë i vogël kujton se vepra e tij e parë ka qenë një peshk i gdhendur në një bllok guri.

E nëse për të tjerët duket diçka e veçantë, që e gjithë familja është në të njëjtin profesion, për ta kjo është më se e zakonshme. Sulidi është fjalëpak dhe siç thonë familjarët mes njëri-tjetrit, atij i flet më shumë puna se sa vet.

Nëse shokët apo shoqet e tyre luanin me njëri-tjetrin në lagje, këta tre djem kanë pasur studion si kënd loje. Mikeli tregon se të bësh skulpturë është gjëja më e lehtë për të. I është dashur vetëm një ditë për të nisur e përfunduar, atë që sot është shndërruar në skulpturën e tij të preferuar.

Të qenit të gjithë së bashku në të njëjtin profesion, e tashmë në të njëjtën hapësirë pune, u krijon atyre komoditet.

Top Channel