Gjithsecili prej nesh ka dëgjuar për një lidhje të pazakontë, sidomos mes të famshëmve. Rasti Madonna-s dhe “toy boy”-t e saj, Catherine Zeta-Jones me Michael Douglas apo edhe romanca e Demi Moore me Ashton Cutcher.

Por këto raste nuk janë asgjë përpara romancës së pazakontë të Kyli Jones, një 31-vjeçar nga Xhorxhia në Shtetet e Bashkuara. I riu ka një tërheqje të vecantë për femrat në moshë…ose më saktë për stërgjyshet, ashtu sic është edhe femra që ka aktualisht në krah, 91-vjeçarja Marjorie McCool.

Romanca e tyre ka nisur para pesë vitesh dhe 31-vjeçari e ka seriozisht me të, aq sa të dashurën e tij ja ka prezantuar edhe të ëmës, që më shumë se sa vjehrrë, duket si vajza apo mbesa e të fejuarës së djalit të saj.

FOTO GALERI
1/1
31-vjecari me te dashuren dhe mamane e tij

Top Channel