Resorti lundrues me energji diellore. Ky do të jetë hoteli i të ardhmes dhe do të nisë të ndërtohet këtë verë në Filipine nga arkitekti italian Michele Puzzolante.

Qëllimi kryesor i projektit 125 milion dollarësh, është pikërisht mbrojtja e mjedisit. Hoteli me pesë yje do të funksionojë me një gjenerator të vetëm, i cili do të kthejë rrezet diellore në dritë elektrike.

Duket si e pamundur, por specialistët shprehen se do të realizohet me mjeshtëri. Për të pushuar në ambientet e tij do të kushtojë shumë dhe për më tepër ky hotel do të ketë vende vetëm për 6 persona.

E megjithatë hoteli i ndërtuar mbi ujë thuhet se shumë shpejt pas realizimit pret rezervime të shumta pasi impakti në internet ka qenë i madh.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel