Një “selfie” që të çon pas hekurave

06/06/2014 00:00

“Selfies” janë zakonisht argëtuese dhe joserioze, por një foto e tillë e ka çuar një person pas hekurave pas akuzës për vjedhje.

Më 23 Maj, dikush u fut me automjetin e tij në një pikë karburanti. Për pak largohet nga makina dhe kur rikthehet aty telefoni i tij nuk ishte më, ka bërë të ditur policia në Hillsborough.

Hajduti tentoi të kishte akses në telefon, por nuk ia arriti. Pas tri përpjekjeve të dështuara për fjalëkalimin, një aplikacion i instaluar në telefon automatikisht i bën një foto hajdutit dhe menjëherë ajo dërgohet në e-mail-in e viktimës, bashkë me vendndodhjen e telefonit.
 
Tashmë për detektivët ishte e lehtë të identifikonin 38 vjeçarin Edgar Hernandez-Santos, i cili pranoi se kishte kryer vjedhjen.

Telefoni i padëmtuar u kthye të zotit, ndërsa Hernandez-Santos u arrestua për vjedhje dhe u dërgua në burgun e Orient Road.

Top Channel