Qeveria e Serbisë ka ftuar serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare. Ndonëse pa një vendim të shpejtë, qeveria serbe në një mbledhje ka vendosur të ftojë serbët.

Në një njoftim të qeverisë thuhet se marrja e sa më shumë vendeve në kuvend është luftë për mbijetesën e serbëve, por edhe masë e përbashkët për vështirësimin e promovimit të politikës së pavarësisë së Kosovës.
 
Qeveria serbë nuk është marrë shumë me zgjedhjet e Kosovës, përvec që ka krijuar një listë të përbashkët.

Analisti Dushan Janjic, thotë se serbët megjithatë do të jenë pjesë e institucioneve. Në veri, bojkoti mund të sjellë kërkesa për ndarje.

“Në veri ekzistojnë grupe që duan ndalimin e marrëveshjeve të Brukselit. Ata duan të bojkotojnë zgjedhjet dhe nuk duan kompromis për statutin e bashkësisë së komunave serbe, por duan vetëm bashkimin e komunave në veri, që do të ishte fillimi i mundësisë se referendumit për bashkimin me Serbinë”, thotë Dushan Janjic.

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, Nenad Gjurgjevic, thotë se Serbia e di që në parlamentin e Kosovës nuk mund të ketë shumë deputet. Publikisht fton për pjesëmarrje, por jo edhe privatisht.
 
“Qeveria e ka kuptuar që sado të jetë pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje, 10 deputet serbë do të jenë në kuvend. Në veri do të ketë bojkot dhe kjo do të ndikoj në bisedimet e ardhshme. Qeveria do të arsyetoj mospjesëmarrjen që qytetarët nuk duan integrim sepse në të kundërtën qeveria do të angazhohej për fushatë”, shprehet Nenad Gjurgjevic.

Top Channel