Fëmija 14 muajsh “Mjeshtri i Baletit”

06/06/2014 00:00

Mamaja  e kishte marrë vogëlushin gjatë provave të saj për një shfaqje baleti, por ai duket se ka marrë në kontroll situatën duke filluar të kërcejë dhe të ndjekë me përpikmëri koreografinë.

Xhirimi është shfaqur në web  dhe ka marrë pëlqime pafund dhe është bërë një ndër videot më të klikuara. Protagonisti është fëmija 14 muajsh, Ivo.
 
Mamaja e tij merrte pjesë në një prodhim të quajtur “Milkdreams”. Vogëlushi nuk është mjaftuar vetëm duke parë, por ka filluar të kërcejë me një profesionalizëm të vërtetë  duke u kthyer në koreografin e balerinëve të tjerë.

Top Channel