Veteranët në 70-vjetorin e “D-Day”

06/06/2014 00:00

70-Vjetori i Ditës së Fitores, që i referohet asaj të aleatëve ndaj nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore, përveç figurave të larta të shteteve perëndimore ka mbledhur edhe veteranët.

Këtë të premte, ndonëse në moshë mëse të thyer, shumë prej tyre kanë marrë pjesë në ceremoninë e Uistrehamit, njëri prej pesë plazheve ku trupat aleate zbarkuan 6 qershorin e vitit 1944.

Të tjerë, disa prej të cilëve edhe në karrike me rota, janë shoqëruar gjithashtu në plazhet e tjera të Normandisë, për të kujtuar një prej ditëve më të përgjakshme të historisë së njerëzimit.

Natyrisht, prania e tyre nuk ka kaluar pa u vënë re nga objektivat e fotografëve të mbledhur.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel