Tumori më i madh në botë (Kujdes! Pamje të rënda)

06/06/2014 00:00

Një tumor prej 13.6 kilogramësh dhe me diametër 53.3 centimetra, që mendohet se është tumori më i madh në botë, është hequr nga mitra e një gruaje indiane.

Mjekët e qytetit të Cenait realizuan një operacion shumë të vështirë tek 52-vjeçarja, e cila prej kohësh vuante nga problemet me frymëmarrjen dhe mbilodhja. Ajo nuk e dinte që një tumor po rritej gjithmonë e më shumë brenda saj.

Para një muaji ajo u paraqit në spital e gjakosur dhe doktorët zbuluan një tumor gjigand të ngjitur në pjesën e jashtme të mitrës.

Doktoresha Mani Mekalai, tha: “Nga përmasat, ky tumor mund të ketë qëndruar edhe 20 vite në trupin e kësaj gruaje.”

Gruaja 52-vjeçare tashmë është shëruar dhe ka dalë nga spitali.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel