Gjithmonë flitet për raportin e ngushtë të nënës me fëmijët e saj dhe, ndonjëherë, lihet pa dashje mënjanë roli i rëndësishëm që luajnë baballarët, në rritjen e tyre plot dashuri.

Dave Engledow, i cili e prezanton veten si “babai më i mirë në botë”, ka realizuar dy kalendare me fotografi, duke u argëtuar bashkë me vajzën e tij, Alice Bee. Ai realizon foto, që ironizojnë vështirësitë dhe frikërat e një babai, por gjithashtu duke u zbavitur në praninë e Alices së vogël, e cila duket shumë e lumtur për ‘projektin’ e babait të saj. Disa foto janë shkrepur në momente të ndryshme nga njëra-tjetra, në mënyrë që të mos kishte asnjë rrezik për Alicen, dhe më pas janë bashkuar në një foto të vetme.

***

Një murgeshë fiton “The Voice of Italy”. Motra Cristine ia doli të triumfojë, pasi mori mbështetjen e 62 përqind të votave të publikut, përballë katër konkurrentëve të tjerë. Murgesha Cristine habiti të gjithë në këtë program, me zërin dhe performancat e saj. Ky ishte edicioni i dytë i “The Voice of Italy”. Në edicionin e parë, fituese u shpall shqiptarja Elhaida Dani.

***

Harriette Line Thompson, një e mbijetuar e kancerit, ka thyer rekordin botëror me kohën më të shpejtë në një maratonë, për një grua mbi 90 vjeç. E moshuara është pianiste në profesion. Harriette ka ngritur një fond me mbi 90 mijë dollarë për të sëmurët me kancer, në nder të shumë anëtarevë të familjes që i kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.

***

Disa zjarrfikës në Kaliforninë e Veriut janë befasuar nga një dhuratë anonime 123 dollarëshe, pasi ata u larguan nga një dyqan për t’iu përgjigjur një emergjence. Ata braktisën një karrocë të mbushur me ushqime dhe, kur u kthyen, panë që ato ishin paguar. “Falemnderit që jeni këtu për ne”, shkruhej në faturën e paguar.

Top Channel